Leniben Pasta
Pasta Mbrojtëse Leniben është një adjuvant dermokozmetik me efekt barriere, ideal për trajtimin e lëkurës veçanërisht të ndjeshme. Mbron, hidraton dhe jep lehtësim të menjëhershëm për lëkurën e thatë të stresuar nga agjentë të jashtëm.
Indikacionet
- Në skuqjen e pelenave
- I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të stresuar
- Në rast të dermatitit, çarjeve dhe ashpërsisë
- Rivendos dhe rigjeneron barrierën e lëkurës, madje edhe në lëkurë veçanërisht të ndjeshme
Përbërës aktive:
- Alantoina: kryen një veprim të rëndësishëm riparues të lëkurës
- Gjalpi Shea: i pasur me antioksidantë, lehtëson mikroqarkullimin e gjakut
- Arnica Montana: me veti anti-inflamatore dhe qetësuese të dhimbjeve
- Acidi Hialuronik: stimulon riparimin e kolagjenit
- 10% oksid zinku: rikthen shtresën lipidike. Krijon një shtresë mbrojtëse në dermë.
Udhëzim për përdorim:
Për përdorimin e LENIBEN DERMOPROTIVE PASTE rekomandohet që së pari të hiqni pelenën dhe të lani pjesët intime me ujë të vakët. Thajeni mirë lëkurën dhe aplikoni butësisht produktin.
Pasta Leniben mund të aplikohet në çdo kohë të ditës për të zbutur dhe rigjeneruar lëkurën e foshnjës suaj. Ne rekomandojmë aplikimin e produktit dy ose tre herë në ditë.
Efektet anësore
Përdorimi i LENIBEN PASTA ® nuk ka efekte të padëshirueshme. Megjithatë, përdorimi i zgjatur me kalimin e kohës nuk rekomandohet. Nuk rekomandohet përdorimi i produktit në rast të mbindjeshmërisë ndaj përbërësve aktivë.
Paketimi: 100 ml tubet
